Vdes në gjykatë, Beqaj: E papranueshme vonesa e mjekëve

2015-08-22 4

Tiranë- Dy raste flagrante janë shënuar në shëndetësi brenda 2 ditësh që kanë bërë që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj të reagojë. Rasti i parë është vdekja e fëmijës në QSUT ndërsa në Korçë mjekët shkuan me vonesë në Gjykatën ku një qytetar gjeti vdekjen nga infarkti.

Për rastin e fëmijës që gjeti vdekjen në Spitalin francez Beqaj thotë se " Janë ngritur grupe pune për të verifikuar shkaqet e humbjes së jetës së fëmijës" ndërsa për Korçën e quan "të papranueshme ajo që ndodhi dje, duke ditur largësinë e spitalit nga gjykata"

Deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj janë bërë në hotel "Sheraton" pasi Beqaj mori pjesë në çeljen e ciklit të kurseve të trajnimit me temë "Sëmundjet e Arterieve Koronare", që organizohej për mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes në të gjithë Shqipërinë, i cili parashikohet të zgjasë për një periudhë tre-vjeçare.

Cfare ndodhi në Korçë më 2 maj

Një 60-vjeçar ndërroi jetë dje në ambientet e Gjykatës pasi pësoi infarkt në zemër. Në momentet që Ali Jaupllari ka rënë në tokë kanë ndërhyrë të pranishmit për t'i dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që kishin njoftuar urgjencën.

I moshuari ka pësuar infarkt rreth orës 10:25 minuta, ndërsa mjekët kanë mbërritur në ambientet e gjykatës në orën 10:45 minuta, kur konstatuan edhe vdekjen e tij ndonëse spitali është vetëm 30 metra larg Gjykatës.

Papërgjegjshmëria e bluzave të bardha ka shkuar më tej, kur nuk kanë bërë transportimin e kufomës me ambulancë, por e kanë lënë aty, dhe janë larguar.

Cfare ndodhi më 1 maj në QSUT

Një foshnje muajshe ndërroi jetë në spitalin francez, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Mësohet se më 28 prill 2014 foshnja është paraqitur me një problem në hundë dhe sipas pretendimit të familjarëve i është dhënë garanci,se jeta e tij është jashtë rrezikut. Familjarët paditën spitalin për mjekim të gabuar.