VLORE- Objekte të reja po dalin në dritë gjatë kërkimeve në zonën e Triportit në Zvërnec të Vlorës, që njihet si një nga vendbanimet më të hershme në vend.
Arkeologët shprehen se së fundmi aty janë gjetur gjurmë që i përkasin disa periudhave që nga Paleoliti i Mesëm e deri në epokën e Bronzit.
Ndër sendet e nxjerra nga arkeologët, ka rezultuar një numër i madh gurësh për ndezjen e zjarrit, që janë përdorur sipas arkeologëve, të paktën 60 mijë vjet më parë.
Arkeologët shprehen se shumë prej sendeve do t'i nënshtrohen një tjetër studimi, pasi koha e përdorimit të tyre mund të jetë edhe më e hershme nga ajo çka është zbuluar deri tani.
Sendet e ndryshme, që janë gjetur në rrënojat e plazhit të Zvërnecit kanë vlera të mëdha unikale, ndërsa kanë ngjashmëri të theksuara me objektet të cilat janë gjetur në Kinë, Mongoli, Japoni, apo Angli.