A1 Report - Moore: Jo 'gjyq publik' Llalla te hetoje zyrtaret dhe gjyqtaret

2015-08-22 0

SHBA- "Nëse ekzistojnë fakte që zyrtarë politikë dhe gjyqtarë janë të përfshirë në afera korruptive, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla duhet të hetojë dhe jo të bëhen "gjyq publike" në media. Këtë qëndrim ka shprehur Jonathan Moore, drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në një intervistë për "Zërin e Amerikës'.

"Një nga elementët kryesorë të luftës kundër korrupsionit është goditja e tij me sukses, jo vetëm me fjalë, për këtë duhet të përdoret Prokurori i Përgjithshëm Adritik Llalla. Në se ka fakte ndaj zyrtarëve në qeveri apo në nivel lokal, ose ndaj gjykatësve, ato duhet të hetohen dhe t'i kalojnë rrugëve ligjore, prokurorisë dhe të mos bëhen përmes të ashtuquajturit "gjyq publik", përmes shtypit, apo përmes politikanëve që akuzojnë paraardhësit e tyre. Këto raste duhet të zgjidhen përmes sistemit të drejtësisë."

Është e vërtetë që ka korrupsion në Shqipëri, edhe mes disa gjykatësve, por po ashtu ka edhe gjyqtarë shumë të mirë, të aftë, me të cilët ne bashkëpunojmë gjithmonë, që i trajnojmë, tani sapo kishim këtu për shembull kryetarin e Gjykatës së Tiranës, zotin Islamaj. Ka shumë tjerë në sistemin e drejtësisë dhe në prokurori tek të cilët ne kemi besim në Shqipëri", thotë Moore.

Gjithashtu, Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, thekson nevojën që përplasjet e fundit mes qeverisë shqiptare dhe Presidentit të Republikës të zgjidhen në mënyrë ligjore dhe jo politike.

INTERVISTA E PLOTË

Zoti Moore ju keni qenë në Shqipëri dy herë që nga koha e ardhjes në pushtet të qeverisë së re socialiste në shtator. Cili është mendimi juaj, për mënyrën si ka qeverisur ajo deri tani?

Faleminderit së pari për ftesën për të qenë këtu tek "Zëri i Amerikës" sot. Unë e kam vizituar me kënaqësi Shqipërinë shumë herë dhe dy herë, siç thatë ju, që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re në shtator të vitit të kaluar. Kanë kaluar vetëm 8 muaj dhe qeveria po punon intensivisht për një sërë përparësish siç është edhe ai i marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Qeveria ka qenë e efektshme në këtë drejtim dhe ky është një synim edhe i opozitës. Siç ka ndodhur edhe në shumë vende, ka patur pikëpyetje për disa prej vendimeve të fazave të para të qeverisjes, në se ato janë marrë për arsye partiake, apo në kuadër të një strategjie më afatgjatë. Por deri tani qeveria ka punuar shumë intensivisht për ta çuar Shqipërinëdrejt integrimit evropian.

Shtetet e Bashkuara ishin përkrahëse të forta të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe tani mbështesin anëtarësimin e saj në BE. Ndonëse vendimi i takon Brukselit, sipas mendimit tuaj, a ka bërë Shqipëria përparim të mjaftueshëm për të marrë statusin në qershor, pasi ka dështuar 4 herë në të kaluarën?

Siç e thatë edhe ju, ne nuk kemi votë për Bashkimin Evropian, por ne mbështesim me forcë Shqipërinë në këtë drejtim. Integrimi Euro-Atlantik është një nga përparësitë kryesore për Shtetet e Bashkuara. Ne duam të shikojmë një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe dhe si ...