Tirane- PD denoncoi sot emërimin në krye të Shërbimit të Transportit në Berat të një personi të dënuar me 8 muaj burg për shpërdorim detyre.
Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi tha se me kryeministri Edi Rama vendet e punës janë për ish-të dënuarit.
PD bëri vendimin e gjykatës që vërteton dënimin me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë, Myqerem Xhaferrin, për shpërdorim detyre.
"Me Edi Ramën papunësia po rritet çdo ditë. Fjalët dhe retorika boshe e Kryeministrit, panairet me ngjyra, nuk po krijojnë asnjë vend të ri pune.
Këtë krizë të papunësie, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punës. Në Berat,rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre. Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ti besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratit.Këto janë veprat e Edi Ramës, në kohën e krizës së punës. Fjalë të bukura për etikë, meritokraci, profesionalizëm e shanse të barabarta. Por në realitet, Kryeministri po u thotë qytetarëve, bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë." thuhet në deklaratën e PD-së.