Fier, ndihma ekonomike, 130 personave nuk u njihet më e drejta e saj

2015-08-22 26

Fier- Reduktohet skema e ndihmës ekonomike në qytetin e Fierit. 130, është numri i personave të cilëve u është mohuar përfitimi i ndihmës ekonomike pas miratimit të skemës së re të këtij viti. Shifra që përfitohet nga ndihma ekonomike shkon në rreth 3800 lekë te reja në muaj.

Drejtori i shërbimit social në Bashkinë Fier, Agron Margilaj, tregon se reduktimi i përfituesve ka ardhur si pasojë e rritjes së kërkesave dhe dokumentacionit të kërkuar për përfitimin e ndihmës dhe jo për shkak të rritjes së mirëqënies së ekonomisë.

Shifrat e këtij viti për përfitimin e ndihmës ekonomike për qytetin e Fierit shkojnë në 640 persona dhe ka marrë miratimin nga Këshilli i bashkisë me një vlere financimi prej 2.5mln lekë të reja.

Fieri një nga të vetmit qytete në gjithë vendin, ku shifrat e përfituesve janë tepër të ulëta megjithëse papunësia është e lartë.

Free Traffic Exchange