Kritikat e Festivalit të 11-të në RTSH Natasha Shpuza: Nuk pati heronj por vetëm frikacakë

2015-08-22 6

Natasha Shpuza, inxhinierja e parë femër elektronike në TVSH tregon me detaje momentet kur pas festivalit të 11-të në RTSH, 1973, ajo dhe disa të tjerë u detyruan të kritikonte Todi Lubonjën, atëherë drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Në atë kohë Natasha punonte si inxhiniere e telekamerave dhe ishte urdhëruar për të kritikuar në mbledhjen që drejtohej nga
dy të deleguarit të komitetit qëndror Xhaferr Spahiu dhe Sadik Bekteshi.


"Atje nuk pati heronj pati vetëm frikacakë si puna jonë që nuk kishim kurajo të thonim që ajo që po bëhej nuk ishte e drejtë", thotë Natasha Shpuza në bashkëbisedimin që ajo pati me gazetaren Eva Idrizllari në studion e emisionit "Mëngjes Ekspress" të Ora News.

"Detyra ime ishte ta kritikoja Todi Lubonjën. Dua të jem e sinqertë në ato rrethana duhej të ishte bërë por në brendësinë time kur dëgjoja se ky njeri ishte që ishte i lidhur me luftën partizane, sakrificën kam ndjerë njëlloj proteste por nga frika nuk thonim asgjë. Pavarësisht se i kisha shpatullat e ngrohta. Nuk mund ta imagjinoje si ishte organizuar mbledhja
Në atë moment u treguam hipokritë. Duhej të isha një nga ato që patjetër duhej të kritikoja. Ndërkohë imagjino nivelin e shumë prej nesh karshi një figure që ishte intelektuale " thotë Shpuza.
Madje ajo kujton se ta shikoje në atë gjendje Todi Lubjonjën "ishte e tmerrshme".

"Ne e kritikuam atë që ne nga ana tjetër e pëlqenim. Ishte hipokrizi puro" nënvizon ajo

Inxhinierja elektronike kujtonse orientimin për të kritikuar Festivalin e kishte sjellë Miti Tona zëdhënës që mbulonte shtypin, ndërsa mbledhjen e kishin drejtuar dy të deleguar të komitetit qëndror Xhaferr Spahiu dhe Sadik Bekteshi.

"Këta erdhën dhe zhvilluan mbledhjen. Ne ishim ushtarë të Partisë
Me dhinbje pa dhimbje, nuk mund të gënjej. Më kishin orientuar ta bëjë.
Frika ruan vreshtat, janë momente që mund ta paguash me jetën tëndë" tregon Natasha në bashkëbisedimin e sinqertë që bëri sot në mëngjes me gazetaren Idrizllari.


Aktualisht Natasha jeton prej 1992 në Itali dhe ka qenë inxhinierja elektronike e parë femër në TVSH .

Free Traffic Exchange