Ivanov merr mandatin e presidentit nga Bedredin Ibrahimi

2015-08-22 0

Gjorge Ivanov mori sot mandatin e dytë si kryetar shteti. Në mungesë të krerëve të KSHZ-së Nikolla Rillkoski dhe Subhi Jakupi, certifikata iu dorëzua Ivanovit nga Bedredin Ibrahimi. Këtë obligim ai e arsyetoi me faktin se është anëtari më i moshuar.

"Sot kam nderin që në emër të KSHZ-së si anëtari më i moshuar, ndodhi disi e pazakontë por mendoj se procedura po respektohet, personalisht t'i uroj presidentit të zgjedhur Gjorge Ivanov dhe t'i uroj punë të suksesshme në funksionin si president i Maqedonisë. Më lejoni, zotëri president në emër të Komisionit t'ju uroj punë të suksesshme", tha Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së.

Akti i sotëm i dorëzimit të certifikatës për presidentin Ivanov, po shoqërohet me shumë dilema; nëse mungesa e kreut të KSHZ-së Nikolla Rillkosvki dhe anëtares Violeta Duma, të dy nga radhët e LSDM-së është pjesë e vendimit të kryesisë së kësaj partie për mosnjohjen e rezultateve.

Nga KSHZ-ja nuk deshën të komentojnë mungesën e tyre ndërsa Ibrahimi tha se nuk ka çfarë të sqaroj për situatën. Ivanovin e uruan edhe tre anëtarët tjerë të KSHZ-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së Sajkovski, Sërcev dhe Stefanovska.

Mandati i ri i Gjorge Ivanovit fillon pas 10 ditësh, më 12 maj. Për këtë qëllim, inaugurimi i tij pritet të bëhet të premten më 9 maj, ose edhe ditën e nisjes zyrtare të mandatit, më 12 maj. Ndërkohë, brenda javës së ardhshme, pritet të zhvillohet edhe seanca konstituive për përbërjen e re parlamentare. Gjyltene Rexhallari