A1 Report - Kosova perfundon negociatat me BE-ne per nenshkrimin e MSA-se

2015-08-22 2

PRISHTINE- Kosova dhe Bashkimi Europian kanë përfunduar negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Drafti i hartuar nga të dyja palët do të kalojë në procedura teknike të BE-së, ndërsa gjatë muajve të verës pritet të vihen edhe inicialet për MSA-në. Me këtë rast, u tha se kjo marrëveshje është hapi i parë në rrugën e gjatë të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se miratimi i marrëveshjes së sotme do të jetë themel i procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Ndërkohë, pas takimit dy kryenegociatorët, Ministrja e Integrimit Europian e Kosovës Vlora Çitaku dhe ai i BE-së, Jean-Eric Paquet thanë se MSA-ja është vetëm fillimi i një rruge të gjatë të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryenegociatori i BE-së, Paquet tha se MSA-ja do ta shtyjë Kosovën drejt rrugës në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, dhe se marrëveshja ofron një perspektivë të qartë për Kosovën, pasi është një hap i madh në rrugën drejt Europës.

"MSA-ja është një hap i rëndësishëm e cila shërben të përkrah reformat e domosdoshme në Kosovës, sidomos në fushat si sundimi i ligjit, administrata publike, zgjedhjet, qeverisja demokratike, mbrojtja e pakicave, tregu i brendshëm apo politikat tregtare. Gjithashtu presim që koncesionet tregtare që janë të lejuara në MSA, qasja e plotë në tregun e BE-së, të kontribuojnë në një rritje të ekonomisë dhe vendeve të punës në Kosovë."

Ndërkohë Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku tha se dita e sotme shënon një ditë historike për Kosovën drejt anëtarësimit në BE.

Të dy kryenegociatorët, theksuan se MSA nuk do të bllokohet nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, pasi ato nuk përbëjnë një bllok anti-Kosovë për anëtarësimin e saj në BE.

Free Traffic Exchange