A1 Report - Nena qe mbyti foshnjen, e vetme ne Gjykate, pranon tradhtine

2015-08-22 5

TIRANE -- Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg nënën e re nga Librazhdi që 2 ditë më parë mbyti me jastëk foshnjën e saj 6 javëshe. Mes lotësh pendimi dhe "mbrojtjes" se e ka kryer krimin në kushte depresioni 24-vjeçarja Oriola Lleshi ka pranuar lidhjen intime prej dy vjetësh që kishte pasur me një djalë të ri nga fshati Kuturan i Librazhdit, pasi bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi.

E braktisur nga të afërmit e saj të cilët nuk ishin të pranishëm në Gjykatë, nëna e re është njohur me masën e sigurisë në prani të psikologes, ku seanca gjyqësore u ndërpre dy herë për shkak të gjendjes të vështirë emocionale të saj.

Shkak për këtë ngjarje tragjike, sipas hetimeve paraprake dyshohet pikërisht konflikti dhe marrëdhënia e "krisur" mes çiftit Lleshi.

Seanca gjyqësore ndaj 24-vjeçares Oriola Lleshi u zhvillua te Krimet e Rënda në Tiranë, për shkak se pas ndryshimeve, Kodi i ri Penal e klasifikon krimin brenda familjes krim të rëndë.

Nëna e re rrezikon deri në 35 vite burgim, pasi gratë përjashtohen nga dënimi maksimal për këto krime, burgim i përjetshëm.

Kur kanë kaluar dy ditë nga ky krim i rëndë asnjë nga familjarët nuk ka marrë trupin e pajetë të foshnjes nga morgu i Elbasanit.