A1 Report - Korçe, 60-vjeçari vdes ne koridorin e Gjykates, 30 minuta pa ndihme

2015-08-22 2

KORÇË -- Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në ambjentet e gjykatës së Korcës. I moshuari po priste të niste procesi gjyqësor karshi nipit të gruas tij, Sokol Gjuda, i cili do gjykohej për trafik të lëndëve narkotike.

Ali Jaupllari ka pësuar atak kardiak, ndërsa ndodhej i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila ka tentuar të telefonojë urgjencën po askush nuk i është përgjigjur thirrjes saj.

Më pas një nga personat që ka parë ngjarjen ka shkuar me këmbë drejt spitalit që është shumë pranë më godinën e Gjykatës dhe ka njoftuar ambulancën, e cila më pas ka ardhur.

Në të gjithë këtë "peripeci",trupi i pajetë i 60-vjeçarit ka mbetur rreth 30 minuta i shtrirë në ambjentet e koridorit të Gjykatës së Korçës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftim i policisë

Më datë 02.05.2014, rreth orës 11.00, në ambjentet e Gjykatë së Rrethit Gjyqesor Korçë, në pritje të zhvillimit te gjyqit ndaj një të afërmi, ka ndëruar jetë shtetasi A.J, rreth 60 vjeç, banues në Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.