Panairi i punës, Vodafone punëson 8 persona me aftësi të kufizuar

2015-08-22 1

Tiranë- " Të dashur miq, është sfidë, por sfidat janë për njerëz. Dhe njerëzit me pasionin, me vullnetin, me dëshirën, me këmbënguljen e tyre i kalojnë ato. Vodafone tashmë e ka hapur derën e tij, një derë që nuk mbyllet asnjëherë".

Ky është mesazhi më kurajues që mund të jepte Jetmiri për të gjithë të rinjtë me aftësi të ndryshme, të cilët për të punuar dhe për të jetuar si gjithë të tjerët.Ai është një ndër 8 personat e punësuar dhe që mbështeten nga Fondacioni "Vodafon Albania".

Albi Greva, Drejtori i këtij fondacioni tha se panairi i punësimit ku Fondacioni "Vodafone Albania" ka stendën e tij, është një mundësi për të gjithë këta persona.

" Është një shans shumë i mirë që krahas informacionit dhe procedurave normale që i afrojmë audiencës shqiptare për puësim, ti krijonim hapësirë në mënyrë të veçantë aftësisë së kufizuar. Nevoja për puënsimine aftësisë së kufizuar është relativisht e madhe. Nga ana tjetër ne kemi shansin që në këto vite eksperiencë të kemi një numër prej 8 personash të punësuar me aftësi të kufizuar"tha ai.

E pranishme ishte dhe zëvendës.ministrja e Mirëqënies Sociale e Rinisë, Bardhylka Kospiri.

" Kompania Vodafone është e pranishme në këtë panair ndër të tjera për të treguar se është në krye të listës për punësimin e personave me aftësi të kufizuar, të cilët jo vetëm i ka puënsuar, por u ka krijuar kushtet sipas detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare" deklaroi zëvendës.Ministrja.

Në këtë stendë, përfaqësues të Fondacionit "Vodafone Albania" pritën punëkërkuesit e papunë, ku rëndësi të veçantë u jepen edhe personave me aftësi të kufizuara.