BERAT -- Një 4-vjeçar rrezikon të humbë jetën pas rënies nga kati i 4 i banesës në një pallat në qytetin e Beratit.
Vogëlushi me inicialet K.A është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.
4-vjeçari pas rënies nga kati i katërt është rërzuar mbi tendën e një dyqani poshtë pallatit ku jetonte vogëlushi.
Ende nuk dihet rrethanat e rënies së 4-vjecarit nga kati i katërt ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.