Korçë, vdes në gjykatë, mjekët e konstatojnë, e lënë të shtrirë në korriror

2015-08-22 4

Korçë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në gjykatën e shkallës së parë në Korçë, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e Gjykatës ndërsa me dyer të mbyllura zhvillohej seanca ndaj nipit të gruas, të akuzuar për trafik droge.

Ali Jaupllari, 60 vjeç, ndërroi jetë pasi pësoi infarkt në zemër. Në momentet që i moshuari ka rënë në tokë kanë ndërhyrë të pranishmit për ti dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që kishin njoftuar urgjencën,i moshuari ka pësuar inarkt rreth orës 10:25 minuta, ndërsa mjekët kanë mbërritur në ambientet e gjykatës në orën 10:45 minuta, kur konstatuan edhe vdekjen e tij.

Papërgjegjshmëria e bluzave të bardha ka shkuar më tej, kur nuk kanë bërë transportimin e kufomës me ambulancë, por atë e ka marrë makina e funeraleve për ta dërguar në spital, pasi mjekët në momentin që konstatuan vdekjen e tij u larguan.

Njoftim paraprak i policisë Korçë

Më datë 02.05.2014, rreth orës 11:00, në ambientet e Gjykatë së Rrethit Gjyqesor Korçë, në pritje të zhvillimit të gjyqit ndaj një të afërmi, ka ndërruar jetë shtetasi A.J, rreth 60 vjeç, banues në Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.