Durrës, grabit supermarketin për t'i lënë në bixhoz

2015-08-22 0

Durrës- Publikohet videoja e momentit të grabitjes së supermarketit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Ka qenë ora 19: 50 minuta e 1 majit kur një person i armatosur me një pistoletë në dorë dhe me maskë hyn në supermarket, i afrohet shitëses dhe e kërcënon me pistoletë në dorë për të marrë paratë që ndodheshin në arkë. Më pas grabitësi largohet.

Sot në mëngjes policia bëri të ditur se personi i arrestuar për këtë grabitje është Fatmir Lukaj, 30 vjeç banor i lagjes nr 18 të qytetit bregdetar. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe disa nga sendet që ai kishte përdorur gjatë grabitjes si arma e zjarrit, veshjet e përdoruara si dhe kapuci me te cilin ai kishte hyrë i maskuar ne supermarket.

Nga informacionet mesohet se shumën e grabitur, 20 mijë lekë 30 vjecari Lukaj e kishte shpenzuar në lojra fati.

Pamjet e sigurua nga kamerat e sigurisë janë bërë publike nga policia e shtetit.