A1 Report - Panairi i Punes, dorezohen mbi 100 CV, te rinjte me te interesuarit

2015-08-22 3

TIRANE- I çelur që nga data 30 prill, Panairi i Punës ka ofruar për qytetarët mundësi punësimi në disa sektorë. Ajo çka binte në sy në këtë panair ishte se shumica e punëkërkuesve ishin të rinj, jo vetëm nga ata që kishin mbaruar universitetin, por edhe studentë të cilët paralelisht kërkojnë të punësohen diku pa pasur shumë pretendime.

Kërkesa për një vend pune kanë bërë që disa prej të interesuarve të bëhen pjesë e panairit për të dytin apo të tretin vit radhazi dhe që këtë vit janë shpresëplotë.

Ky panair i ka shërbyer edhe sipërmarrësve, të cilët shprehen se vetëm në dy ditë kanë pritur mbi 100 CV.

Drejtori i Zyrës së Punës në Tiranë shprehet se ky panair do të zgjasë deri ditën e diel për shkak të kërkesave, ndonëse ishte parashikuar të mbyllej në datën 2 maj.

Industria fasone dhe ndërtimi kanë qenë dy sektorët që kanë ofruar më shumë vende punë këtë vit .