Lushnje- Policia e Lushnjes ka vënë në prannga mbrëmjen e sotme një person të shpallur në kërkim për vrasje. Besnik Meçe 32 vjeç, nga fshati Gramsh është vënë në pranga pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit, Dashamir Qyrkja, nga Shijaku. Ngjarja ka ndodhur në prill të 2013, tek tregu i shumicës pas sherrit për mospagimin e një bilete të tezgës ku shiste mallin.
Ngjarja
28.04.2013. Dashamir Qyrkja, 35 vjeç, kishte një magazinë në ambientet e brendshme të tregut. Ai ka mbushur karrocën me mall për ta transportuar më pas në tezgën në të cilën shiste prej shumë kohësh. Mirëpo në momentin kur po vijonte për të lëvizur me mjetin e mbushur me fruta dhe perime, mësohet se ka hasur në rezistencën e A.M, personi që shërbente edhe si roje i tregut dhe i magazinave.
Roja i ka kërkuar tregtarit nga Shijaku të mos e kalonte karrocën në atë vend dhe pikërisht për këtë fakt ka nisur edhe sherri mes tyre. Ky është versioni që ka dokumentuar policia e Lushnjës referuar deklarimeve të tregtarëve dhe të dëshmitarëve okularë të ngjarjes së rëndë.
Sipas të dhënave të policisë, ende nuk është konstatuar nëse mes dy palëve ka patur ndonjë konflikt të mëparshëm, ndërsa këmbëngulja e 35-vjeçarit për të lëvizur pikërisht aty me karrocën ka bërë që A.M, të nis konfrontimin fizik me të.Mirëpo gjatë këtij konfrontimi, mësohet se A.M ka thirrur dhe një shokun e tij Besnik Meçe i punesuar ne tregun e shumices.
Për pasojë durrsaku ka telefonuar një shokun e tij, ndërsa ka vijuar përplasjen fizike me dy personat, derisa Mece ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të me një plumb që e ka kapur në qafë dhe mjekët nuk kanë mundur të kryejnë asnjë veprim me Qyrkjen.