Dukagjin, makina bie në humnerë, 3 plagosen

2015-08-22 1

Dukagjin-Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies në humnerë të një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në Dukagjin të Shkodrës, ku një fuoristradë në të cilën udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë në një thellësi prej 50 metrash.

Korrespondenti ynë nga Shkodra, Bepin Kolvata informoi se tre personat, të identifikuar si shtetasit Gjin Martini, Gjergj Kola dhe Palmir Kulla, kanë marrë plagë të rënda dhe kërkohet helikopter për transportimin e tyre drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi terreni i vështirë atje vështirëson mbërritjen në kohë të ambulancës.

Menjëherë pas sinjalit të dhënë nga policia, dy helikopterë u nisën drejt Dukagjinit për marrjen e të plagosurve, të cilët rreth orës 19:00 u sollën në spitalin e traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Free Traffic Exchange