A1 Report - Zyrtaret abuzuan me rimbursimin e TVSH, dosja shkon ne Gjykate

2015-08-22 7

TIRANE- Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj tetë personave, 6 prej të cilëve zyrtarë të administratës tatimore të kryeqytetit dhe dy administratorë privatë.

Tetë personat akuzohen si të përfshirë në një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, duke shkaktuar një dëm shtetit prej rreth 6 milionë euro.

JA 8 PERSONAT E AKUZUAR SI TE PËRFSHIRË NE SKEMËN MASHTRUESE ME RIMBURSIMIN E TVSH
1. Ismail Muça- Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve (DRT) Tiranë
2. Afërdita Hysa- Drejtore e Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë
3. Laurent Vata -- Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit, D.R.Tatime, Tiranë
4. Edmond Osmani -- Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
5. Gramoz Milushi - Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
6. Kujtim Metalia - Inspektor Kontrolli, D.R.Tatime, Tiranë
7. Mirjan Beneja -- Administrator i kompanive private
8. Gjergj Tupe - Administrator i kompanive private