A1 Report - Financat publikojne kompanite qe iu jane shlyer borxhet nga shteti

2015-08-22 2

TIRANË - Ministria e Financave ka publikuar së fundmi në internet, emrat e kompanive që Qeveria iu ka paguar detyrimet e prapambetura në fushën e investimit dhe të rimbursimit të TVSH-së deri më 24 prill 2014.

Këto emra gjendet në faqen online të Ministrisë së Financave, tek rubrika "Shlyerja e Detyrimeve te Prapambetura".

Nga të dhënat e paraqitura në kolonën "Vlera e shlyer" vërehet se jo të gjitha kompanitë i kanë tërhequr paratë.

Qysh në muajin mars 2014, sapo Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura ndaj biznesit dhe individëve, Ministria e Financave publikoi listën me subjektet dhe faturat për likuidim.

Deri më tani, në mbyllje të muajit prill, Ministria e Financave ka zhbllokuar rreth 160 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH dhe atij energjetik.

Në lidhje me rimbursimin e TVSH, Ministria ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Pra, nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike Ministria është duke proçesuar për vitet 2010-2011, te rimbursimi i TVSH ka avancuar duke mbyllur kështu 2013-n (pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi).

Nëse llogarisim edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, në total fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin gati në 200 milionë dollarë. Për vitin 2014 është parashikuar në buxhet të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura.

Free Traffic Exchange