Lushnje- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik në bashkinë Lushnje, ka nisur fazën e dytë të prishjeve të ndërtimeve pa leje.
Aksioni është përqëndruar në rajonin 2 dhe kryesisht në lagjen "Kongresi i Lushnjes", ku po prishen muret rrethues të banesave që kanë zënë hapësirat publike, kioska si dhe oborre të zëna nga banorët e katit të parë të pallateve. Kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit në bashkine Lushnje, Flamur Peqini shprehet se prishjet do të vazhdojnë deri në përfundim të planit, pavarësisht faktit se në disa raste ka patur edhe kundërshtime nga banorët.
Prishjet e ndërtimeve pa leje do të vijojnë deri në finalizimin e aksionit, ku sipas planit llogaritet se në mbi 400 objekte të cilat kanë zënë hapësirat publike do të ndërhyet.