Korçë - Banorët e fshatit Libonik kanë protestuar ndaj komunës për keqmenaxhim e mbetjeve urbane. Sipas tyre komuna po kthehet në ndotësin kryesor të terrenit pasi ajo prej 4 vitesh po hedh tonelata mbetje në një zonë, e cila për ta është një zonë turistike dhe përdoret nga ata për shëtitje.
Banorët të irrituar kërkojnë reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Mjedisit, pasi komuna edhe pas shumë ankesave të tyre dhe peticioneve, nuk ka marrë asnjë mase
Protesta e banorëve ndaj mbetjeve urbane vjen në një kohë kur afati përfundimtar për heqjen e mbeturinave ka qënë fundi i muajit prill. Banorët kërcënojnë se nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga instancat atëherë protestat e tyre do të përshkallëzohen