Shtëpia e "At Gjergj Fishtës"banesa e "Homerit shqiptar" do të kthehet në muze

2015-08-22 1

Lezhë- Shtëpia ku ka jetuar "At Gjergj Fishta" do të restaurohet dhe të kthehet në një shtëpi muze për gjithë zonën e Zadrimës në Lezhë. Për të arritur këtë qëllim janë afruar disa donatorë, shqiptare të diasporës, të cilët do të financojnë kthimin e këtij objekti në të vizitueshëm.

E gjithë kjo shpresë është e varur tërësisht nga pronari i shtëpisë, pasardhës i "At Gjergj Fishtës", me të cilin kanë nisur tratativat për çmimin e blerjes. Ky fakt është bërë i ditur nga përgjegjësi i Monumenteve të Kultures në Lezhë, Paulin Zefi. Ai jep garancinë se brenda kësaj vere edhe Homeri i letrave në shqip "At Gjergj Fishta" do të ketë shtëpinë e tij muze.

Agron Ndoka, pasardhës i Fishtës shprehet se kjo banesë duhet të marrë rëndësinë që meriton.

Nëse arrihet marrëveshja mes pronarit të shtëpisë dhe donatorëve, "Fishta e Lezhës" do të jetë qendra e vëmendjes, e kjo pikërisht për shtëpinë ku ka jetuar një prej penave të ndritura të kombit Shqiptar "At Gjergj Fishta".

Free Traffic Exchange