Tirane- Për herë të parë në një panair pune, në 1 muaj të larguarit nga puna dhe qeveria u ballafaquan për papaunësinë. Situata që solli tension jo vetëm verbal por edhe fizik.
Kur Kryeministri Rama do të vizitonte panairirin e punësimit, disa të rinjë jashtë pallatit të koncerit e quajtën panairi i mashtrimeve.
Po kjo nuk do të ishte e vetmja pëkënaqësi e shprehur nga qytetarët për qeverinë.
Të larguarit nga administrata kërkonin të merrinin sqarimet nga Kryeministrit përse janë larguar nga puna. Pas thirrje disa prej tyre fjanë futur në panair dhe janë nxjerrë jashtë nga zyrtare të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
Pas fjalit të gjatë të Ramës për ofertat e punësimit dhe fondin e vënë në dispozicion, sërish këta persona qëndrun jashtë panairit dhe shpërthyen në thirrje kundër Ramës.
Forcat e sigurisë së kryeministrisë i larguan me forcë. Pas kësaj, Rama vendosi të dëgjonte një protestuese, para se të hipte në makinë.
Por kryeministri nuk ishte i vetmi që i drejtoheshin thirrjet. Edhe Ministri i Mireqënies Sociale e Rinisë debatoi me protestuesit madje duke i ftuar edhe të aplikojnë në panair.
Protestuesit ndoqën ministrin deri në automjetin e tij më pas forcat e sigurisë ndërhynë për të qetësuar situatën.
Protestueset deklaronin se ishte panairi i mashtrimeve. Për kryeministri Rama por edhe për ministrin Veliaj këto protesta janë të nxitura politikisht nga opozita.