A1 Report - Berat, çdo dite nje grua kerkon mbrojtje nga dhuna e burrave

2015-08-22 7

BERAT - Dhuna në familje është kthyher në një dukuri tepër shqetësuese në qytetin e Beratit, kryesisht ajo e burrave ndaj bashkëshorteve të tyre. Shifrat flasin për një rritje të numrit të grave që denoncojnë çdo ditë dhunën fizike që burrat prej kohësh ushtrojnë ndaj tyre, ndërkohë që dhuna verbale, psikologjike duket sikur është e papërfillimshe prej tyre.

Në bazë të komunikatave zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit shihet se në këtë katër mujor të parë të vitit, gati çdo ditë një femër kërkon urdhër mbrojtje, pasi dhunohet nga bashkëshorti i saj.

Në lidhje me këtë situatë alarmante të krijuar psikologia, Juvina Qevani, bën me dije se rastet po shtohen si pasojë e një situate të rëndë kryesishtë ekonomike dhe sociale që po kalon familja shqipëtare.

"Shkaqet kryesore unë mendoj se është varfëria duke qenë se varfëria është nxitësja e dhunës në familje. Për shkak të mungesës së mënyrave për të përballuar vështirësitë ekonomike, burrat shfaqin tendencën për tu bërë të dhunshëm ndaj grave apo fëmijëve të tyre sidomos vajza. Kjo vjen si shkak i mungesës së rrygëzgjidhjeve shoqërore dhe familjare ndaj vështirësive ekonomike." shprehet Qevani

Raste të tjera të denoncimit në familje rregjistrohen mes prindërve dhe fëmijëve, mes të afërmëve të tjerë, por ajo që është më shqetësuese është dhuna që vjen nga burri tek gruaja.

Free Traffic Exchange