Vlorë - Në shumë vende të botës përkujtohet 1 maji, ose dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikaliste dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. 1 maji është i njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Kjo ditë i referohet kujtimit të protestës së punëtorëve të zhvilluar në SHBA, e cila konsistonte në plotësimin e të drejtave të tyre.
E ndërsa në mbarë botën 1 maji shënonte protesta, në Shqipëri për 5 dekada u festua si një ditë gëzimi, pasi papunësia ishte thuajse inegzistente dhe për këtë festohej dhe demostrohej me parakalime nëpër sheshet më të mëdha të qyteteve. Ndryshe nga vite më parë të dhënat mbi papunësinë janë ritur ndjeshëm, duke sjellë disnivel ekonomik midis qytetarëve, të cilët shprehen se mungojnë hapësirat për punësim.
Ndryshe nga vitet e shkuara një maji i këtij viti, jo vetëm që nuk është parë si një ditë feste, por qytetarët i janë nënshtruar përditshmërisë së tyre.