Fenomeni i dhunës në familje, seminar i shoqërisë civile me efektivë të policisë

2015-08-22 20

Fier- Dhuna në familje prej kohësh është një nga problemet e cila për fat të keq po njeh rritje në vendin tonë, ku në shumë raste ajo është kthyer edhe në tragjedi. Sensibilizime të shumta të kryera nga shoqata të ndryshme në bashkëpunim edhe me përfaqësues të shoqërisë civile por edhe drejtuesve vendorë, këtë herë i është bashkuar edhe Drejtoria e Policise së qarkut Fier, ku mbajt seminari dy ditor i cili kishte në fokus të tij pikërisht luftën ndaj minimizimit të këtij fenomeni.

Arta Mandro Balili, tregon detajet teknike dhe qëllimin e zhvillimit të një seminari të tillë, në mbështetje të punës së policisë edhe nga ana e aktorëve të nivelit administrativ.

Aktiviteti do të zhvillohet në 12 rajonet e Republikës së Shqipërisë për të rritur efikasitetin e shërbimit policor ndaj mënyrës së trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Në bazë të statistikave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, dhuna në familje ka pësuar një rritje krahasuar me një vit më parë.

Gjate 4-mujorit të parë të vitit 2014 janë evidentuar gjithësej 72 raste për dhunë të ndodhura brenda ambienteve familjare.

Free Traffic Exchange