A1 Report - Te larguarit nga puna protestojne 'perpara Rames': Duam pune!

2015-08-22 0

TIRANE - Përfaqësues të Shoqatës së të Larguarve nga Puna në Administratë kanë shoqëruar me protesta prezantimin e Fondit të Punësimit në Panairin e Punës nga ana e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj.

Fillimisht protestuesit janë përpjekur të futen brenda ambjenteve të Panairit të Punësimit, gjë që nuk është lejuar nga rojet e sigurimit.

Madje në një moment, dy gra të Shoqatës së të Larguarve nga Puna në Administratë, kanë hyrë brenda për të protestuar. Ato janë nxjerrë jashtë nga efektivët e gardës ndërsa vijoi prezantimi i Fondit të Punësimit nga ana e qeverisë.

Gjithashtu protestat kanë vijuar edhe në momentin e largimit të Ramës dhe Veliajt. Një grua i është afruar kryeministrit duke diskutuar për largimin e saj nga puna, ndërsa kryeministri Rama ka replikuar duke e ftuar të aplikonte për vendet vakante pune të prezantuara në Panairin e Punësimit. Të njëjtën thirrje bëri edhe ministri Veliaj, por që u kundërshtua nga protestuesit.