Tiranë, vdes foshnja 2 muajshe, prindërit padisin Spitalin Francez

2015-08-22 10

Tirane-Një foshnje dy muajshe ka ndërruar jetë në spitalin francez, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Mësohet se më 28 prill 2014 foshnja është paraqitur me një problem në hundë dhe sipas pretendimit të familjarëve i është dhënë garanci,se jeta e tij është jashtë rrezikut.

Por ka ndodhur e kundërta. Foshnja ka gjetur vdekjen një ditë më pas, pikërisht më 29 prill. Menjëherë pas kësaj ata kanë bërë një kallzim në komisariatin numër katër,në kryeqytet,ku akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë.

Burime policiore sqarojnë se është marrë kartela e fëmijës dhe do të fillojë një hetim për këtë rast. Të njëjtat burime saktësojnë se do të thirren edhe mjekët për të dëshmuar dhe punën e kryer nga ata mbi këtë rast.

Ndërkohë që mjekët nga ana e tyre sqarojnë se foshnja ka arritur në gjedje kritike në dyert e spitalit francez dhe ata nuk mund të ndërhynin, për t'i shëptuar jetën. Sipas bluzave të bardha vonesa për të kërkuar ndihmë mjekësore e familjes,ka bërë që foshnja dy muajshe të humbë jetën.

Nuk është hera e para që një person humb jetën spitalin francez. Kujtojmë se në nëtorin e vitit 2012,11 vjecari Denis Alimadhi humbi jeten,gjatë një operacioni estetik,pasi vuante nga një problem me kapët e syve.

Mospërdorimi i një medikameti gjatë operacionit bëri që 11-vjecari të humbte jetën. Edhe në atë rast familjarët pretenduan se neglizhenca e mjekeve irlandez bëri që,vogëlushi të humbi jetën.

Ndërsa për rastin e fundit,pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore,për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes së foshnjes. Ndërkohë që një hetim pritet të fillojë edhe Prokuroria e Tiranës,për këtë rast.

Free Traffic Exchange