Tirane- Kryeministri Edi Rama deklaron se brenda 30 qershorit "do të shlyejë të gjithë borxhit ndaj sipërmarrjes që janë marrë përsipër këtë vit dhe do të nisim me një skemë të re të shlyerjes së borxhit të vitit tjetër brenda këtij viti."
Premtimin kryeministri Rama e dha sot në Panairin e Punësimit që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Për Ramën larja e këtij borxhi që ia la në kurriz paraardhësi i tij, kryeministri Berisha është dhe një detyrim jo vetëm financiar por edhe moral ndaj sipërmarrjes.
"Brenda 30 qeshorit do shlyejmë të gjithë borxhin dhe do nisim me një skemë të re të shlyerjes ë borxhit të vjetër brenda këtij viti."
Në një prononcim për agjencinë e lajmeve Reuters në mars të 2014 ministri I Financave Shkëlqim Cani bëri të ditur se faturat e prapambetura ndaj bizneseve kapin vlerën e 350 milionë dollarëve
Sipas Reuters, në total borxhi i qeverisë ndaj bizneseve arrin në 720 milionë dollarë, që daton që në vitin 2005 dhe është i barabartë me 5.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pjesa më e madhe e borxhit është ndaj kompanive të ndërtimit për rrugët, shkollat dhe spitalet.