TIRANË - Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar qiranë maksimale dhe minimale për banesat sociale në zonën e Shkozës, vlerë kjo qe varet nga tipi i apartamentit dhe të ardhurat mujore të familjes.
Vendimi, i cili është miratuar në unanimitet, nga gjithë këshilltarët e pranishëm, parashikon subvencion për ata familje që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për ta paguar atë.
Projektvendimi që kaloi me votat e të gjithë këshilltarëve, të majtë dhe të djathtë përcakton që qiratë të fillojnë nga 3940 lekë në muaj deri në 18.620 lekëë në muaj, kjo në varësi të tipit të apartamentit dhe të ardhurave të familjeve.
Apartamentet Niveli i qirasë
Garsioniere 105 3.920-7.840 lekë
Apartament 1+1 90 6.790-13.580 lekë
Apartament 2+1 125 7.840-15.680 lekë
Apartament 3+1 65 9.310-18.620 lekë
Ndërkohë që janë përcaktuar edhe të ardhurat minimale që duhet të ketë një familje në bazë të numrit të familjeve, ndërsa do të ketë subvencion nga bashkia për atë kategori familjesh, kur niveli i qirasë është më shumë se 25% e të ardhurave neto të familjes. Duke mbajtur gjithmonë parasysh që të ardhurat neto, pas pagimit të qirasë nuk mund të bien më poshtë se niveli i plotë i ndihmës ekonomike të miratuar me vendim qeverie.
Në total bëhet fjalë 385 apartamente të përfunduara që në vitin 2011, por që bashkia e Tiranës pretendon se i ka marrë në dorëzim vetëm dy muaj më parë.