Dibër, vritet me armë zjarri një person, plagoset një tjetër

2015-08-22 6

Dibër-Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur ndërsa janë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në komunën Lurë të Dibrës, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Shpendi Skana, 34 vjeç.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur Ndriçim Çuku 33 vjeç, i cili eshte transportuar me helikopter ne spitalin e Traumes në Tiranë, ku do ti nenshtrohet nje nderhyrje te specializuar.

Policia e mbërritur në vendgjarje bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit të vrasjes, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Ky i fundit ka qëlluar me automatik Skanën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa ka plagosur edhe Çukun teksa ka ndërhyrë për ti ndarë.

Policia ka identifikuar autorin e krimit të rëndë, shtetasi Ilir Rajta dhe po punon për kapjen e tij.