Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim për të gjithë përdoruesit e rrugës. Të rinjtë lezhjanë po ndërgjegjësojnë drejtuesit e mjetëve për zbatimin e këtyre rregullave. Ky prezantim demostrativ është bërë i mundur nga bashkpunimi mes Drejtorisë Arsimore dhe Qarkullimit Rrugor në Lezhë.
Vetë të rinjte deklarojnë se ndërgjegjsimi duhet të nise pikësëpari me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tyre sa më shumë që të respektohet e drejta e lëvizjes në rrugë po kaq shumë do të minimizohen edhe aksidentet.
Për shefin e Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentun Florini, edukimi i përdoruesve të rrugës është një domosdoshmëri, gjë e cila rrit sigurinë e lëvizjes, si për drejtuesit e mjetëve ashtu edhe për këmbësoret.
Jeleket e verdhë të Policisë Rrugore u panë në pikat kryesore të trafikut në Lezhë. Kjo nismë ka tërhequr jo pak vëmendje, ndërsa kërkohet që fushata të tilla të jenë më të pranishme në këtë qytet.