LIBRAZHD -- Shënohet një ngjarje tragjike në . Një nënë e re ka mbytur me jastëk foshnjën e saj 6 javëshe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kutërman komunën Qendër të Librazhdit, ku 24-vjeçarja Oriola Lleshi e cila jetonte te familja e burrit, mbyti me jastëk djalin e saj vetëm 6 javësh S.Lleshi.
24-vjeçarja e cila jetonte në familjen e burrit, që ishte emigrant në Greqi e ka kryer krimin në banesë në një moment që ndodhej vetëm, ndërsa më pas ka njofuar të afërmit për vdekjen.
Sipas policisë, dyshohet që gruaja të ketë rënë në depresion pas lindjes. Mësohet se gruaja dhe bashkëshorti i saj kishin zënka të shpeshta pasi burri i saj kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës.
Fillimisht ajo kishte deklaruar në polici se fëmija është mbytur teksa po merrte gji, por ekspertiza në policinë e Librazhdit ka dalë në konkluzion se foshnja dy muajshe është mbytur me jastek. 24-vjeçarja e vendosur përballë fakteve ka pranuar krimin, ndërsa ka dëshmuar se e ka vrarë djalin në gjendje depresioni.
Vijojnë hetimet për zbulimin e motiveve të këtij akti ekstrem.
VJEHRRA E 24-VJEÇARE: ORJALA MË THA SE KISHTE TRADHËTUAR BURRIN
"Nusja më rrëfeu se e kishte tradhëtuar burrin". Është kjo dëshmia që jep vjehrra e nënës së re e cila vrau foshnjën. Vjehrra thotë se pas ngjarjes së rëndë nusja pranoi që kishte pasur një lidhje jashtëmartesore. "Orjola më tha se kishte bërë gabim që tradhëtoi, por unë it hash se pavarësisht gabimit, djali im do ta falte", është shprehur për mediat vjehrra e 24-vjeçare.