A1 Report - Ish te perndjekurit: Demshperblim deri me 7 maj, ose greve e veteflijim

2015-08-22 0

TIRANE - Ish të burgosurit politikë kërcënojnë të nisin një grevë të dytë urie pas asaj të tetorit të 2012-ës, nëse qeveria nuk vepron për shpërndarjen e këstit të parë të dëmshpërblimit ndaj tyre.

Të ftuar në studion e A1 Report, dy ish të përndjekur Agim Kollçaku dhe Petrit Lipo shprehën shqetësimin se kësti i parë i njoftuar në datë 17 prill nga vetë ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë Erjon Veliaj nuk është shpërndarë ende. Ndaj ata i japin afat qeverisë deri në 7 maj, përndryshe paralajmërojnë se do të marrin masa ekstreme deri në vetflijim.

Në datë 17 prill, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, shpërndau urdhër pagesat e këstit të parë për 54 ish të përndjekur politikë, ndërsa kërkoi ndjesë për vonesën 23 vjeçare nga shteti shqiptar për këtë kauzë.

Free Traffic Exchange