Ndërkohë në këtë temë nga BDI-ja kanë përsëritur qëndrimin se pjesë e qeverisë së ardhshme do të jenë partitë fituese tek blloku politik shqiptar dhe maqedon. Zëdhënësi Bujar Osmani tha se nuk do të përsëritet eksperimenti i vitit 2006 kur në ekzekutiv u përfaqësua partia që nuk mori besimin e elektoratit shqiptare'
"Kishte një eksperiment në vitin 2006, mirëpo u tregua se mekanizmi i badenterit e ka atë fuqi për të destabilzu çdo ide për të mbivotuar ose mos-respektuar vullnetin e popullit shqiptarë në Maqedoni dhe jo rastësisht ajo qeveri atëherë nuk mbijetoi më shumë se disa muaj, andaj mendoj që kjo temë është e tejkaluar në vitin 2008. Kështu që mendoj se nuk duhet të harxhojmë shumë energji në këtë drejtim por tani duhet të bisedojmë se si të ecë vendi përpara, si ky mandat i fuqishëm i shqiptarëve të reflekton në realizimin e platformës parazgjedhore të BDI-së në drejtim të integrimit në NATO dhe natyrisht një mirëqenie ekonomike dhe pozicion më të fuqishëm të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së. Alsat-M