A1 Report - Zv/ministri Mete: Ligji i ri per TVSH na perafron me legjislacionin e BE

2015-08-22 0

TIRANE - Zëvendësministri i Financave Ervin Mete tha në Forumin e Biznesit në lidhje me projektligjin e ri të TVSH-së, se ky ligj do të bëjë përafrimin me legjislacionin e BE.
Në fjalën e tij Mete tha se ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2015, ndërsa do të ketë si synim standartizimin në përputhje me interesat e biznesit.

"Është një punë e konsiderueshme që ne vlerësojmë që ka dhënë efekte pozitive. Projektligji do hyjë në fuqi më 1 janar 2015, dhe përafron legjislacionin tonë me BE. Tatimet indirekte janë uniforme me ato të BE çka na sjell më afër tyre. Po përpiqemi që kur ligji të hyjë në fuqi të kemi edhe jurisprudencën e gjykatës evropiane, duke sjellë një substancë jo thjesht të një përafrimi në formë të së drejtës evropiane. Synimi ynë të shkojmë drejt standartizimit, duke ballafaquar këtë qasje edhe me interesat e biznesit." u shpreh Mete.

Në fund të fjalës së tij Mete vlerësoi edhe ndihmën e dhënë nga Dhoma amerikane duke e cilësuar si një partner shumë të rëndësishëm në këtë rrugëtim.