Librazhd, nëna mbyt foshnjën 2 muajshe me jastëk

2015-08-22 2

Librazhd- Kishte mbytur foshnjën me jastëk por familjarëve të bashkëshortit të saj u kishte thënë se e kishte mbytur pa dashje duke i dhënë gji.

Ngjarja e rëndë është shënuar psaditen e djeshme në fshatin Kuturman të Librazhdit.

24-vjeçarja Orjola Lleshi ka pranuar krimin në polici pasi është marrë në pyetje.

"Arrestimi i Orjola Lleshit u bë pasi, për motive të dobëta, kjo shtetase ka vrarë, duke mbytur fëmijën e saj M.Ll, 6 javesh." thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Fëmija fryt i një lidhje jashtëmartesore

Orjola kishte Mateon (emri i foshnjes) nga një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte pasur gjatë kohës që bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi.

Kur i vogli kishte lindur ajo kishte shkuar në Greqi dhe atje kishin nisur konfliktet.
Bashkëshorti i ka kërkuar Orjolës të kthehej në Shqipëri dhe të divorcoheshin pasi fëmija nuk ishte i tij.

Pasditen e djeshme Orjola ka kryer krimin makabër duke u hequr sikur e kishte mbytur pa dashje fëmijën.
Kanë qenë dyshimet e familjarëve, të cilët dinin konfliktet mes çiftit të ri që kanë nxitur grupin hetimor të thellojë hetimin përtej një ngjarjeje aksidentale të mbytjes së fëmijës duke i dhënë të pijë gji.

Fillimisht 24-vjeçarja ka bërë rezistencë por më pas ka pranuar se e kishte mbytur vetë foshnjën.