Korçë, shembet godina monument kulture i shekullit XIX

2015-08-22 1

Apeli i përcjellë nga Ora News për rrezikun e shembjes së godinave në zonën historike të Pazarit të Korcës ka rënë në vesh të shurdhër. Pikërisht sot njëra prej tyre, që i përkiste fundit ë shekullit të 19-të dhe ishte shpallur monument kulture është shembur si pasojë e reshjeve të shiut. Sipas Drejtorit të Monumenteve të Kulturës Gjergji Koki ,nga ana e kësaj drejtorie janë dhënë sinjalizimet për institucionet përkatëse kohë më parë, por askush nuk mori masa për të ndërhyrë. Nga ana tjetër rënia e kësaj godine përveçse tashmë në Pazarin e Korçës ka një Monument Kulture më pak, u rrezikua seriozisht edhe jeta e një familje me 5 persona , të cilët masivi i gurëve i ka bllokuar për gati dy orë brenda në banesë . Kjo nuk është hera e parë që rrëzohet një godinë në pazarin e Korçës, për shkak se prej vitesh ato nuk mirëmbahen.