KORÇË - Dy të rinj shqiptarë dhe një Italian kanë gjetur vdekjen pasditen e djeshme pasi ekskavatori me të cilin punonin në aksin Gramsh-Moglicë është përmbysur. Viktimat janë dy punëtorët shqiptarë nga Kavaja, Solkol Elmazi 35 vjeç dhe Oltion Kola 21 vjeç si dhe inxhinieri Italian , Giovani Piana 69 vjeç.
Ata kanë qenë duke punuar në ndërtimin e rrugës Gramsh-Kodovjat-Moglicë, me drejtim Korçën.
Policia e Elbasanit sqaroi mbrëmë se ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Moglicës në Gramsh, ku si pasojë e përmbysjes së ekskavatorit gjetën vdekjen dy punëtorët shqitparë, ndërsa inxhinieri Italian fillimisht u dërgua në Spitalin e Korçës pasi ishte plagosur rëndë, por nuk mundi t'i rezitojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë ka sjellë probleme të tilla, pasi sipas të dhënave ky aks ka pasur shembje te shpeshta duke sjellë edhe bllokimin e banorëve.