Polonia feston 223- vjetorin e themelimit të Kushtetutës. Aroma e festës kombëtare u përcoll edhe në Tiranë, nga një ceremoni e posaçme e organizuar nga Ambasada polake në Shqipëri.
Dhjetra të ftuar, deputetë, ambasadorë,përfaqësues të medias dhe personalitete të tjera të larta iu bashkuan pritjes që ambasadori, Marek Jeziorski, organizoi me rastin e hartimit të Kushtetutës së parë në 3 maj të vitit 1791. Ambasadori polak rrëfeu për Ora News simbolikën e kësaj dite.
Dipomati i vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera dhe garanton se Polonia do të vijojë të jetë avokate e Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit në muajin qershor.
Shkëmbimet tregtare dhe rritja e investimeve polake mbeten ende sfida që duhen përmbushur në raportet mes dy vendeve.