DELVINE - Një sasi prej 700 kg bimësh narkotike kanabis sativa është sekuestruar në orët e paraditës në Delvinë. Lënda narkotike që kishte si destinacion Greqinë u gjet në vendin e quajtur "Bushet" në fshatin Varfaj,shumë pranë kufirit me Greqinë.
Punonjësit e rendit të Sarandës kishin informacione paraprake për sasinë e lëndës narkotike dhe itinerarin e saj dhe e kanë gjurmuar por trafikantët kanë mundur t'i largohen policisë, duke braktisur sasinë e drogës. Gjithsesi, ata janë identifikuar nga policia dhe tani po punohet për ndalimin e tyre.