Legalizimet, PD: Qeveria gënjen,në asnjë nen të ligjit nuk përdoret fjala falas

2015-08-22 2

Çështja e ndertimeve dhe legalizimi i tyre, është fushëbeteja e radhës mes mazhorancës dhe opozitës. Një dite pasi kryeministri, Edi Rama, shpalosi strategjinë për legalizimet, kreu i Partise Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, akuzoi qeverinë se me ligjin e ri për legalizimet, synon të favorizoje klientelën e saj të ndërtimit, duke penalizuar qytetarët që kanë investuar kursimet e jetës.

"Te gjithë ata që kanë ndërtuar banesa, lokale apo garazhe pas 15 janarit 2009, apo nuk kanë aplikuar deri tani për legalizim, sipas nenit 1, pika 1 dhe pika 5 e projektligjit, nuk do të legalizohen, dhe investimet e tyre do të prishen.Të gjithë ata që në zonat me studim urbanistik, kanë banesa më pak se 5 kate, nuk do të legalizohen. Këtë thotë pika 4 e nenit 1 te projektligjit te firmosur nga Edi Rama, Kryeministër. Ata që kanë ndërtuar pallate mbi 5 kate do legalizohen, ndërsa ata fukarenjtë, emigrantet, që mezi kane ndërtuar 1 kat për të futur kokën, apo dhe banesa më pak se 5 kate, nuk do të legalizohen. Kjo sipas zëdhënësit të tij Lame, është presion ndaj qytetarëve, që të lidhin kontrata me ndërtuesit e pallateve" tha ai.

Tollumbace të shfryer, e cilësuan demokratët, premtimin e kryeministrit Edi Rama për legalizime falas. Sipas Bumçit, në pikën 9 të ligjit për legalizimet, thuhet se falas do të jetë vetëm tarifa fillestare prej 20 mijë lekësh.

"E kemi paralajmëruar Edi Ramën që në krye të herës se dita e përballjes me popullin për megamashtrimet elektorale nuk do të ishte e largët. Sot kjo ditë ka ardhur dhe Edi Ramës i duhet të japë llogari për çdo mashtrim, duke nisur nga ai për legalizimet falas.Çdo shqiptar e ka kuptuar sot se legalizimet falas ishin kryemashtrimi i Ramës, legalizimi falas është tullumbacja e tij e cila ka plasur, dhe si e tille çfarëdo që të bëjë Edi Rama, nuk e fryn dot me.Në asnjë prej 26 neneve të projektligjit me firme e vulë të kryeministrit, nuk flitet për legalizim falas.Sipas nenit 9 të projektligjit, vetëm tarifa do paguhet nga shteti. Kjo tarifë për ata që nuk e kanë paguar, është maksimumi 20 mijë lekë.Qeveria ka planifikuar të arkëtojë nga pagesat e legalizimeve të ndërtimeve pa leje, afërsisht 52 milionë dollarë, deri në vitin 2017. Legalizim "falas" për Edi Ramën do të thotë që qytetarët të paguajnë mbi 1.3 miliardë lekë cdo vit, për vitet 2014, 2015, 2016 dhe 2017. Nuk ka sot shqiptar që beson se një qeveri mund të arkëtojë një shumë të tillë, nga një proces falas" theksoi Bumçi.

Deputeti Aldo Bumçi, tha se opozita e ka paralajmëruar Edi Ramën që në krye të herës se dita e përballjes me popullin për megamashtrimet elektorale nuk do të ishte e largët, ndaj sipas tij kjo ditë ka ardhur dhe Kryeministrit i duhet të japë llogari për çdo mashtrim, duke nisur nga ai për legalizimet falas.

"Tashmë qe Edi Rama nuk mund tu fshihet me qytetareve e as ti mashtroje ata, ka nisur ti kërcënojë dhe të sajojë mashtrime të reja për t'ua lënë fajin të tjerëve. Pas protestës së banoreve të Kamzës për mashtrimet me legalizimin f...

Free Traffic Exchange