Tirane-Fondi Monetar Ndërkombëtar ruan të pandryshueshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë ndërsa ul pritshmëritë për rritjen e borxhit të Përgjithshëm Publik. Në raportin e prezantuar sot në Stamboll "Raportin Ekonomik Rajonal" për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE FMN thotë se Shqipëria parashikon të ketë një rritje prej 2.1 % për këtë vit ndërsa në 2015 kjo rritje do të shkojë në 3.3 %. FMN parashikon që borxhi i Përgjithshëm Publik do të shkojë në 71.2% të PBB-së në 2015, nga 71.7%, ishte parashkuar në 2014. Në këtë mënyrë në 2015-n Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Serbisë, që pritet ta ketë këtë tregues në 73.4%. Në raportin e tetorit të kaluar FMN priste që në niveli i borxhit publik të kalonte 80% të PBB-së. Nga ana tjetër pritet që borxhi i jashtëm shqiptar pritet të vijë në rritje, në 41.4% dhe 43.2% përkatësisht në 2014 dhe 2015, nga 39. 7% në 2013-n. Raporti i CESEE Ky raport është prezantuar sot në Stamboll. "Raportin Ekonomik Rajonal" për Europën Qendrore, Lindore e Juglindore CESEE. "CESEE" i referohet shteteve: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Kosova, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia., Sllovenia, Turqia dhe Ukraina. Sipas raportit, rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të CESEE, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro, por rajoni po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh. "Kushtet janë bërë më të luhatshme që nga mesi i vitit 2013. Përveç reduktimit të vazhdueshëm të fondeve më bankat e huaja, portofoli i flukseve drejt CESEE, përjashtuar Rusinë dhe Turqinë, u kthye në negativ në tremujorin tretë 2013, për herë të parë që nga 2009. Ndërsa ky fluks u rimëkëmb sërish në tremujorin e katërt 2013, presionet mund të rishfaqen, në rast se rreziku që vjen nga përshkallëzimi potencial i tensioneve gjeografike në rajon, do të nxisë më tej luhatshmërinë financiare. Në këtë drejtim mund të ndikojnë dhe rruga drejt normalizimit të politikës monetare në ekonomitë e avancuara dhe mundësia që eurozona të përballet me një rritje të dobët." theksohet në raport.