A1 Report - Fullani: Sistemit bankar i duhet me shume transparence tek kredite

2015-08-22 0

TIRANE - Sistemi bankar në vend paraqitet në një situatë optimale, por ka ende nevojë për më shumë transparencë. I këtij mendimi ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili ka kërkuar nga bankat private të kenë më shumë transparencë dhe të menaxhojnë më mirë kreditë. Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Guvernatori Fullani, tha se tregu bankar në vend është i mbushur, por ai dominohet nga 5 banka kryesore që zotërojnë 72% të këtij tregu.

Fullani tha: "Nga këndvështrimi i aktivitetit, 5 bankat më të mëdha përfaqësojnë 72% të aktivitetit. Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se sektori bankar është i përqëndruar ; gjithsesi kjo nuk do të thotë se sektori është jokonfuz. Numri i bankave vlerësohet i mjfatueshëm. Përvoja botërore tregon se rigjallërimi i kreditimit është një proces kompleks. Për Bankën e Shqipërisë është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe, institucionet bankaretë jenë të qëndrueshme dhe që gjatë kësaj kohe ata të forcojnë standartet në kredidhënie dhe në minimizimin e rrezikut të kredisë."

Më tej, kreu i BSH-së replikoi në distancë edhe për raportin e KLSH-së, sipas të cilit Banka Qendrore kishte më shumë nga sa duhej pavarësi financiare.

"Çdo dobësim apo cenim i pavarësisë financiare së BSH-së që nënkupton edhe kompetencën e pavarur për të përcaktuar shpenzimet, pagat dhe shpërblimet për punonjësit dhe personelin drejtues"- theksoi ai, - "do të përbënte cenim të vetë pavarësisë institucionale të BSH-së. Edhe gjatë vizitës së fundit të misionit të FMN-së në bashkëpunim me BB-në u përsëirt rekomandimi i lënë në vitin 2005 në lidhje me ruajtjen e pavarësisë së BSH-së në përcaktimin e nivelit të pagave. Në përmbajtjen e raportit të KLSH-së për vitin 2012 nuk flitet për investime joproduktive me kosto të larta për vetë buxhetin e BSH-së.

Guvernatori deklaroi se viti që lamë pas ka qënë i vështirë për ekonominë. Sipas tij, negativisht ka ndikuar edhe kriza e vendeve fqinje, si dhe rënia e kerkesës në vend, për shkak të pasigurisë. Gjate raportimit, Guvernatori vlerësoi politikën monetare të ndjekur nga Banka Qendrore, për të mbajtur inflacionin nën kontroll.

Free Traffic Exchange