Tiranë- Konkurenca në sistemin bankar në Shqipëri është shqetësuese.Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e deklaroi këtë gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe financave.Guvernatori u shpreh ndër të tjera se duhet më shumë vëmendje për të rritur transparencën.
"Ne thonim që përqëndrimi i investimit bankar ka qenë një shqetësim konstant i bankës së Shqipërisë, megjithatë nga këndvështrimi i aktivitetit në sektorin tonë bankar, 5 banka më të mëdha përfaqësojnë 52% të aktivitetit. Nga ky këndvështrim mund të thuhet se sektori bankar është i përqëndruar, gjithsesi kjo nuk do të thotë që sektori është konkurues," vlerësoi Fullani.
Komisioni u përfshi në diskutime edhe për kontratat e papërfunduara nga ana e Bankës së Shqipërisë.
"Kemi rekomanduar për të gjitha rastet e identifikuara të kontratave të papërfunduar dhe me tejkalim të afatëve, të analizohen shkaqet dhe të kontabilizohen penalitetet që duhet ti kërkojnë sipërmarrësit për mos realizimin të punimeve në kohë apo ndërprerjet që vonojnë realizimin e veprës. Bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish me lidhje politike dhe midis tyre jo ata që ju flisni që kanë 10 vjetë, 15 vjetë përvojë pune e me rradhë por për një kategori njerëzish mosha e të cilëve nuk reflekton as këtë përvojë për të cilën flisni juve." tha Braçe
Fullani replikoi "Në 20 vitet e bankës qëndrore ka patur raste ku këto problem janë ngritur dhe janë bazuar pastaj në ligjin e bankës nga rregulloret dhe në përshtatshëmrinë e tyre që nuk ka asnjë shkelje rekomandimi, nuk është i kësaj natyre."
Kreu i komisionit të Ekonomisë e kritikoi punën e Bankës së Shqipërisë në periudhën parazgjedhore ku treguesit ekonomik u përkeqësuan ndjeshëm.
"Ka një mangësi, vlërsimet e Bankës së Shqipërisë për papërgjegjshmërinë qeverisëse që fillojnë në muajin maj, vazhdojnë në muajin qershor, korrik, gusht dhe u lëshua fare në shtator që ka sjellë një defiçit të tmerrshëm prej gati 23 miliardësh dhe vetëm këto muaj për buxhetin e shtetit dhe me pasoj pastaj atë që përmende dhe ti thellimi i deficitit buxhetor, ky është problemi. "