Studentët e UNT ultimatum: Zgjidhje deri të hënën, ose futemi në grevë

2015-08-22 2

Studentët, pedagogët dhe drejtuesit e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Ministrisë së Arsmit.

Me pankarta në duar, studentët kanë kërkuar të kthehen në auditore, përndryshe masat e tyre do jenë ekstreme. Sipas tyre Drejtoria e Tatimeve dhe Ministria e Arsimit duhet ta marrin më seriozisht këtë problem, pasi nëse deri të hënën nuk merr zgjidhje ata do hyjnë në grevë urie.

Altin Goxhaj, i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka dalë në mbrojtje të protestës së studentëve dhe stafit.

Gjatë kësaj proteste pati edhe një takim të Rektorit të Universitetit me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në përfundim të tij, Ministrja garantoi se do të ketë një takim të posaçëm me Drejtorinë e Tatimeve, për problemin e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.