Vranë biznesmenin, arrest me burg për 5 të dyshuarit

2015-08-22 1

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat të cilët akuzohen se kanë vrarë biznesmenin Ariel Zanka,të premten e kaluar në zonën e "Ali Demit", në Tiranë. Agron Goxhaj,Enton Ibrahimi,Alket Halitaj,Artan Hasani dhe Andi Veshi janë njohur me akuzat që Prokuroria e Tiranës ka ngritur në ngarkim të tyre. Mbi Goxhajn dhe 4 personat e tjerë rëndon akuza se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vrarë biznesmenin 36-vjeçar. Ata kanë dalë një nga një përpara gjykatës dhe Agron Goxhaj, ka qenë i pari në radhë dhe dallon qartë dora e tij e fashuar, ku natën e krimit ai mbeti i plagosur. Kjo tregon që mes viktimës dhe autorëve ka patur shkëmbim zjarri,por mbetet ende e paqartë, kush është autori i vrasjes së Ariel Zankës, ai që ka qëlluar mbi të. Ndërsa mbi shtetasin Andi Veshi rëndon akuza e përkrahjes në krim, pasi dyshohet se ka qënë ai që ka larguar katër personat e tjerë nga vendi i ngjarjes, duke i dërguar me makinë në Durrës, atje ku u bë edhe arrestimi i tyre. Ndërkohë që ditën e hënë policia ka lënë në "arrest shtëpie" Besnik Mamsakun, pasi nuk kallzoi krimin. Ndërsa ditën e mërkurë pritet të dalë para gjykatës edhe shtetasi Edison Kajtazi, i cili u vetëdorëzua në polici ditën e mërkurë dhe dyshohet se është bashkëpunëtor në këtë ngjarje të rëndë.

Free Traffic Exchange