Skema e re, në 2032 gratë në pension 63 vjeç, burrat 67, efektet janarin tjetër

2015-08-22 1

Tirane- Qeveria prezantoi sot skemën e reformës së re të pensioneve e cila nis në janar të 2015.

Kjo skemë e re e pensioneve nuk do të prekë ata që do të dalin sot në pension por ata që do të dalin në 2032 duhet të nisin të mendojnë sot.

"Duke filluar nga janari 2015 për gratë do të rritet me dy muaj në vit mosha e punës, në mënyrë që që të arrijë mosha 63 vjeç në 2032. Për burrat vetëm në vitin 2032 do të nisë një rritje e cila synon të shkojë në 67 vjeç," tha Rama në konferencën për "Reformën e pensioneve", të organizuar në Arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Kryeministri e cilësoi këtë reformë "të domosdoshme" dhe që "koha e kërkon me urgjencë"

"570 mijë pensionistë dhe 700 mijë kontribues, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë 510 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet për të gjithë ata që marrin përfitime janë 956 milionë dollarë. Që do të thotë se midis kontributeve dhe pensioneve kemi një grope të përvitshme 430 miliardë dollarë. "

Do hiqet tavani i pensionit
Sipas kryeministrit "do ndërtojmë një skemë që përfitimi të varet nga kontributet".

Skema e re parashikon heqjen e tavanit të pensioneve. "Në këtë mënyrë do kërkohet deklarimi i pagës reale për efekt të pensionit nesër" u shpreh Rama.

Veliaj:Minatorët në pension 55 vjeç, dy skema, perfitimi varet nga pensioni social

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se "propozimi ynë është të ulim moshën e pensionit për minatorët deri në 55 vjeç, përngushtimin e kudrit ligjor për fondet private të pensioneve, së pari tek skema profesionale e detyrueshme , së dyti tek heqja e tatimit të dyfishtë".

"Ajo që ne propozojmë i ruan përfitimet, mbi 30 % te pagës mesatare pavarsisht se çfarë viti ne do implementojmë reformën , kshu që flasim për shifra mesatare"

Veliaj tha se "opsioni i dytë përfshin të gjithë ata njerëz që kanë lindur pas vitit 1978, pra ata që kanë hyrë në tregun e punës në vitin 1994", tha Veliaj.

"Për ata që kanë hyrë para kësaj date do të ngele pjesë e skemës aktuale të reformuar, mbas opsionit të parë. Edhe ky parashikon një pension social dhe për ata që nuk kanë kontribuar sipas karakteristikave të opsionit të parë. Të dyja opsionet sjellin përfitime ndjeshëm", u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

"Në opsionin e parë ne ulim defiçitin, shëndoshim financat publike, duke kuptuar që edhe paratë e thesarit janë të qytetarëve sepse nuk taksojmë dyfish si bëhëj më parë, njëhërë kur paguan sigurimet dhe njëherë kur i marin taksimin e tyre. Opsioni i dytë, shumë i ngjashëm me të parin, që masa e pensionit varet nga historia e kontributit të sigurimeve shoqërore. Në bazë të kontributit përcaktohet dhe niveli i përfitimit", deklaroi Veliaj.

Ndërsa përfaqësuesja e Bankës Botërore të Shqipërisë, Tahsin Sajed tha se "nëse nuk derdhen kontribute rrezikohet e ardhmja e pensioneve. Është një proces që duhet kuptuar gjërësisht dhe në kohën e duhur. Skema e pensioneve ka nevojë për reformim", deklaroi ajo.