Civil: Procesi votues me shumë parregullsi

2015-08-22 3

Keqpërdorimi i resurseve publike shtetërore dhe lëshimet serioze në Listën Zgjedhore prishën konceptin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend. Me këto vërejtje doli OJQ 'Civil'. Sipas tyre procesi zgjedhor në Maqedoni u karakterizua me shumë parregullsi, gjatë të dy raundeve zgjedhore, fushata e partive politike ka qenë e ashpër dhe krerët e tyre nuk kanë zgjedhur mjete për të diskredituar kundërshtarin e tyre politik.

'Temat etnike ishin temat kryesore gjatë paraqitjeve të liderëve politik të partnerëve të koalicionit. Manipulimet dhe fjalori i urrejtjes u theksuan shumë hapur dhe ishte prezent nëpër të gjitha mediat pro-qeveritare, si dhe përmes rrjeteve sociale ku fjalori i urrejtjes ishte karakteristik për mediat e lartpërmendura. Presioni i partisë në pushtet mbi OJQ 'Civil' përmes mediave pro-qeveritare dhe kumtesave zyrtare ishte i fuqishëm, jo parimor dhe me tone kërcënuese', u shpreh Xhabir Deralla -- CIVIL.

Problem tjetër për 'Cvilin' ishin edhe votuesit e Pustecit, të cilët sipas tyre në mënyrë të organizuar ishin transportuar nëpër disa vendvotime dhe kanë votuar më tepër se dy herë.

'Në vendvotimin '2849' në Qendër është paraqitur një votues nga Pusteci që të votojë edhe atë me dy gishtërinjtë e ngjyrosur, në të dyja duart. Për një pjesë të votuesve nga Pusteci ekzistojnë dyshime se kanë votuar në dy vende, në Tiranë me datë 26 Prill, dhe me datë 27 prill në Shkup, pasi ata kanë dokumente të Maqedonisë dhe të Shqipërisë', tha Meri Jordanovska -- CIVIL.

Procesin zgjedhor 'Civil' e ka monitoruar në pesë për qind të gjithsej 3 mijë e 480 vendvotimeve. Valmir Kuçi