A1 Report - Rama: Reforma zhduk 'gropen' mes kontributeve e pensioneve

2015-08-22 1

TIRANE -- Heqja e pensionit tavan, vendosja e një pensioni social për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të derdhin kontribute, integrimi i skemave urbane me ato rurale, ulja e moshës së pensionit për minatorët, shmangia e "gropës" së krijuar mes kontributeve dhe pensioneve, dhe rritja e moshës së pensionit në vitin 2032 (për gratë gradualisht, duke filluar nga vitit 2015 deri në 2032 rritje me nga dy muaj në vit), janë disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin në skemën e pensioneve.

Nga sot qytetarët do të mund të jenë në kontakt dhe të njihen me të gjitha ndryshimet që parashikon skema e re e pensioneve, e cila pritet të hyjë në fuqi në vitin 2015. Kryeministri Edi Rama bëri publike këtë të martë dokumentin e politikave të pensioneve që shfaqet për herë të parë në Shqipëri, atë që ai e quajti si 'Dokumenti i Rilindjes së Pensionistëve në Shqipëri"

RAMA: 430 MLN $ "GROPE" E PERVITSHME MES KONTRIBUTEVE DHE PENSIONEVE
Në një konferencë të posacme për prezantimin e reformës së pensioneve të zhvilluar në ambjentet e Arkivit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kreu i qeverisë foli për një "gropë" të përvitshme prej 430 milionë dollarësh që krijohet midis kontributeve dhe pensioneve. "Pensioni është pasuria e trashëguar e atyre që nuk e kanë këtë pasuri. Shteti duhet të dalë si garant i sigurt dhe rishpërndarës i drejtë i pasurisë së brezave. Shteti nuk mund të marrë pasuri dhe kontribut dhe pastaj të shpërndajë varfëri sic e tregon në mënyrë rrënqethëse grafiku i sistemit të sotëm të pensioneve në Shqipëri. Koha për ta reformuar tërësisht këtë sistem ka kohë që ka ardhur, por sot na takon ne që ta bëjmë këtë sic po bëjmë me radhë një paketë reformash të mungurara në gjithë këto vite, me kosto për vendin, me plagë në gjithë trupin e vendit dhe me dëme të pallogaritshme", tha kryeministri Rama.

RAMA: RRITJA E MOSHES NGA VITI 2032
Sipas kësaj reforme, parashikohet një rritje graduale e moshës së pensionit për gratë. Deri në vitin 2032 mosha e pensionit do të rritet me dy muaj në vit për gratë. Ndërsa rritja për burrat do të fillojë në vitin 2032, duke kaluar nga 65 në 67 vjeç.

RAMA: "SAKRIFICA" NUK PREK ATA QE JANE GATI TE DALIN NE PENSION
Një reformë të cilën nuk e zgjidhim me urgjencë. Përmes këtyre fjalëve kryeministri Edi Rama zgjodhi të sqarojë, atë që ai e quajti si ekuilibër moral të sakifricës midis gjeneratave. Pavarësisht se sipas kreut të qeverisë, kjo reformë kërkon sakrifica, kurrsesi nuk do të preken ata që janë gati të dalin në pension. "Atyre nuk kemi cfarë tu kërkojmë, boll kanë sakrifikuar", theksoi Rama.

"Ata që do të dalin në pension atëherë të fillojnë të kontribuojnë më shumë, s'ia kërkojmë dot këtyre që dalin tani. S'i takon kësaj gjenerate të marrë përsipër konston e tmerrshme të akumuluar ndër vite nga një politikë dritëshkurtër që e ktheu pensionin në një gropë që rrezikon të bie gjithë Shqipëria po s'u bë kjo reformë. Kemi adresuar një zgjidhje e cila shtrihet në kohë dhe skemat që sot fillojnë të diskutohen ...

Free Traffic Exchange